“Njihe autizmin”, për t’u dalë në ndihmë fëmijëve me autizëm

Aktivistë qytetarë kanë ngre iniciativë për të sensibilizuar opinionin në lidhur me autizmin. Sipas tyre, publiku ka shumë pak informacione për këtë çrregullim që paraqitet tek fëmijët dhe sa më shpejt që reagohet dhe zbulohen simptomat është më mirë edhe për fëmiun, por edhe për prindërit.

Ajnur Ismaili, psikologe, alarmon se numri i fëmijëve të prekur nga autizmi është në rritje e sipër dhe mungesa e informatës për këtë çështje në vendin tonë duhet të jetë vetvetiu një shtysë për t’u edukuar dhe për të informuar të tjerët mbi këtë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i përgjithshëm i masës së gjerë për autizmin. Autizmi është një çështje që nuk diskutohet mjaftueshëm në vendin tonë dhe në nëpërmjet këtij aktiviteti, shpresojmë të shpërndajmë informatën tek sa më shumë njerëz që mundemi dhe ato që do të informohen,të jenë në gjendje të njohin shenja shqetësuese apo ndonjë çrregullim të ngjashëm që mund të kenë fëmijët e tyre ose fëmijët në familjet e tyre, që më pas, të konsultohen me mjekun, sepse është edhe e vërtetuar shkencërisht që sa më i hershëm të jetë intervenimi, aq më të mira do të jenë rezultatet”, theksoi Ismaili.

Valbona Ramadani, njëra prej iniciatorëve të projektit pohon se qëllimi i projektit është që të ngritet vetëdija dhe ndjeshmëria rreth simptomave autike te pjesëtarët e familjes, në shkolla dhe në spitale.

“Jemi angazhuar fort dhe punojmë me mjaftë përkushtim duke pasur parasysh edhe fakti se kemi të bëjmë më një temë mjaftë të ndjeshme. Besojmë se do të ketë sukses, pasi që informimi vetëm se ka filluar, aktivitete e para janë realizuar, dhe mendojmë që në një të ardhme të afërt t’a realizojmë edhe në viset rurale, por edhe në qytete e tjera në vendin tonë. Në këtë mënyrë duke sensibilizuar masën, shpresojmë se do të tërheqim vëmendjen e institucioneve përkatëse, dhe pse jo të kemi edhe një qendër ditore në të cilën do të trajtohen këto fëmijë. Nuk duhet harrua se fëmijët autik janë pjesë e shoqërisë sonë, kërkojnë një kujdes të veçantë, dhe duhet t’a kenë atë me patjetër”, tha Ramadani.

Ndryshe, autizmi është çrregullim neurozhvillimor që prek dy fusha kryesore: komunikimin social dhe sjelle të kufizuara përsëritëse. Simptomat janë: mungesa e murmuritjes/dërdëllitjes në moshën 5 muajshe, shmangia e kontaktit me sy, mungesa e buzëqeshjes sociale, injorimi ndaj thirrjes së emrit, mungesa e bërjes me gisht, nuk ndjek me sy objektet që i tregohen, hipersensiviteti ndaj zhurmave dhe prekjeve, fëmija nuk ka kërkesa, nuk kërkon gati asgjë ose nuk merr atë që i ofrohet, ai merr vetëm ato gjëra që i duhen, renditja e lodrave të tij/saj në mënyrë të çuditshme, rezistenca ndaj ndryshimit të rutinave, fiksim mbi një objekt ose një pjesë të objektit, lëvizje përsëritëse, lëkundja e trupit. Autizmi shfaqet te djemtë pothuajse pesë herë më shumë sesa të vajzat, prevalenca 1:5. Mesatarisht, fëmijët që identifikohen me autizëm nuk diagnistifikohen deri në moshën katërvjeçare, edhe pse mund të vlerësohen shqetësimë zhvillimore edhe më herët.

ABA terapia (Terapia e sjelljes), terapia mjekësore, terapia okupative mjekësore dhe fizikale, terapia e gjuhës dhe të folurit, terapia e gjuhës dhe të folurit, … janë disa prej terapive që i rekomandojnë specialistët e kësaj lëmie.

Projekti “Njihe autizmin” është pjesë e Shkollës për lidership, të folurit në publik dhe debat. Projekti do të nis të realizohet në qytetin e Tetovës, me gjasë që me intensitet të njëjtë të vazhdojë edhe nëpër qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë.

Untitled

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button