Blushi: Kryetarët e bashkive, njerëzit më të mëdhenj të korrupsionit

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka lëshuar akuza të forta për kryetarët e bashkive, duke i cilësuar ata si njerëzit më të mëdhenj të korrupsionit.

Blushi ka vazhduar më tej duke thënë se këta kryetarë bashkish financohen direkt sipas tij nga kryeministri Edi Rama.

Ai shprehet se “një koalicion PD-PS, është një vjedhje e përbashkët e pasurisë publike”.

“Kryetarët e bashkive janë njerëzit më të mëdhenjë të korrupsionit dhe financohen direkt nga Edi Rama, Vangjush Dako, Qazim Sejdini dhe Elvis Rroshi. Një koalicion PD-PS, është një vjedhje e përbashkët e pasurisë publike. LIBRA do të jetë opozita e vetme në vend”, shprehet ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button