Qeveria i pranoi propozimet e Komunës së Tetovës për vërshimet në fshatin Poroj

Në mbledhjen e 3-të dhe urgjente të Qeverisë së RM, dedikuar gjendjes dhe masave emergjente për tejkalimin e situatës me vërshimet në f.Poroj u vendos pozitivisht dhe u miratuan të gjitha propozim vendimet e parashtruara nga Komuna e Tetovës, njofton kryetarja e Komunës, Teuta Arifi.

Në seancën qeveritare përpara kabinetit qeveritar, referoi Arifi e cila prezantoi propozim-vendimet për tejkalimin e situatës me vërshimet e 05.06.2017, të cilat unanimisht u miratuan nga qeveria.

Venbanimet të cilat u sollën në seancën e 3-të të Qeverisë së RM të mbajtur më datë 07.06.2017, janë si vijon:
– Vendim për miratimin e derivateve të naftës nga rezervat e miratuara, për Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim e cila është obliguar që të kryej pastrimin dhe deponimin e prurjeve nga vërshimet.
-Vendim për përcaktimin e lokacionit për deponim të mbetjeve të dheut dhe baltës nga vërshimi i lumit të shpejtë në fshatin Poroj.
– Vendim për autorizimin e komisioneve për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe infrastrukturë, nga raportet e të cilëve do të bëhet dëmshpërblimi i bujqve dhe miratimi i mjeteve për sanimin e dëmeve në infrastrukturë.
– Vendim me të cilin obligohet komuna e Tetovës të gjejë materialet ndërtimore, kurse Armata e RM të bëjë ndërtimin e urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve si dhe sanimin e dëmeve të urës tjetër në anën e sipërme të fshatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button