LSDM: Po i hapim perspektivat euro-atlantike të bllokuara nga Gruevski

“Perspektivat evropiane për Maqedoninë dhe qytetarët e saj i ka hapu Qeveria e re reformuese e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe kryeministri Zoran Zaev të cilët të përkushtuar filluan të punojnë për zhbllokim të integrimit euro-atlantik i cili u bllokua nga politikat e pamenduara të pushtetit të mëhershëm të Nikolla Gruevski” thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Nga atje thonë se është hapur edhe transparenca e institucionit të Qeverisë.

“Transparenca e institucioni Qeveri, e cila i takon qytetarëve është njëra nga përfitime e para demokratike të  cilat tashmë qytetarët i njëjtë”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Ata gjithashtu kërkojnë që Nikolla Gruevski të jep sqarim për ngecjen e zhvillimit të Maqedonisë për gjatë 11 vjetëve sa ka qenë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button