Qeveria do të fillojë procedurën për sanimin e dëmeve nga vërshimet në Poroj të Tetovës

Qeveria e Maqedonisë në seancën e tretë me radhë, që u mbajt sonte solli vendime për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në rajonin e Tetovë.

Në seancën e sotme janë formuar komisione nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes, i cili në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komunën e Tetovës në ditët e ardhshme do të konstatojnë gjendjen në terren.

Qeveria gjithashtu ka vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim së bashku me Komunën e Tetovës menjëherë të fillojnë me pastrimin e rrugës së bllokuar.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se, është angazhuar Ministria e Bujqësisë që të fillojë procedurën për pranimin e kërkesave të bujqve për dëmshpërblim të të mbjellurave, të cilat janë shkatërruar nga vërshimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button