Lisbona “pushtohet” nga spanjollët

Aksione, penalti, gola dhe spektakël mbretëruan në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League të zhvilluar në “Stamford Bridge”.

Atletiko Madrid ka realizuar fitore në takimin e dytë të garës më të madhe evropiane për klubet, me ç’rast u kualifikuan në finale të Champions League, ku do të takohet me Real Madridin.

Chelsea ka pësuar humbje si vendas në stadiumin “Stamford Bridge” kundër Atletiko Madridit me rezultat prej 3:1.

Rastin e parë në ndeshje e pati në minutën e katërt Atletiko, kur mesfushori spanjoll Koke tronditi shtyllën horizontale të portierit Marc Shwarzer.

Chelsea iu afrua golit kur në minutën e 22-të të takimit mbrojtësi David Luiz me gërshërë provoi të mposht Thibaut Courtuis, por ishte i pa saktë.

Pas një ndeshje e cila kryesisht u zhvillua në mesfushë, vendasit me një aksion të rrjedhshëm kaluan në epërsi. Ishte ish-sulmuesi i Atletikos, Fernando Torres, ai i cili i dha avantazhin ekipit londinez në minutën e 36 të takimit, kur morri një pasim të saktë nga ana e bashkëkombësit të tij Cesar Azpilicueta.

Por, kjo nuk ishte e gjitha në pjesën e parë, pasi që mysafirët arritën të barazonin gjithçka në minutën e 44 të ballafaqimit. Sulmuesi spanjoll Adrian Lopez e shfrytëzoi më së miri një huti të repartit mbrojtës të vendasve, dhe nga afërsia realizoi një gol mjaft të lehtë, ndërsa asistues tek goli i barazimit ishte mbrojtësi i krahut Juanfran.

Me të filluar pjesa e dytë më të rrezikshëm u treguan lojtarët e Atletikos, përkatësisht në minutën e 47 të takimit nga afërsia nuk u tregua i saktë mesfushori turk, Arda Turan, duke e dërguar topin në drejtim të portierit të ekipit londinez.

John Terry pothuajse sa nuk shënoi në minutën e 54, kur me kokë dërgoi një top në drejtim të golit të mysafirëve, por gardiani belg i mysafirëve u tregua më i shkathtë dhe dëboi topin jashtë.

Atletiko arriti të kalo në epërsi në minutën e 60 të ballafaqimit, kur nga pika e bardhë u tregua i suksesshëm sulmuesi Diego Costa, i cili dërgoi topin në krahun e kundërt të portierit australian. Paraprakisht, Costa brenda zonës së rreptësisë u ndal në mënyrë të palejuar nga ana e sulmuesit kamerunas Samuel Eto’o.

Vetëm katër minuta më vonë Chelsea iu afrua golit të barazimit, kur braziliani Willian goditi shtyllën vertikale, ku me kokë dërgoi një top në drejtim të golit të mysafirëve.

Kur pritej që të besuarit e trajnerit portugez Jose Mourinho të barazonin rezultatin, lojtarët e strategut argjentinas Diego Simeone, i dhanë goditjen e fundit vendasve. Mesfushori turk Arda Turan, i soli epërsinë e dyfishtë Altetikos në minutën e 72 të takimit, kur realizoi gol nga afërsia, pas dy goditjeve të njëpasnjëshme të topit.

Në vazhdim të ndeshjen te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit, por rrjetat heshtën e ekipeve respektove heshtën dhe kështu,ky ballafaqim përfundoi me rezultat prej 3:1 për Atletikon.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Vincente Calderon” kishte përfunduar pa gola 0:0.

Pas këtij triumfi, Atletiko në finalen e madhe të Lisbonës më 23 maj do të ballafaqohet me skuadrën tjetër spanjolle, Real Madridin, i cili mbrëmë eliminoi me rezultat të përgjithshëm prej 5:0 kampionin aktual të kësaj gare, Bayern Munichun.

Lajme të ngjashme

Back to top button