Kina, 9 milionë nxënës nisin provimin më të rëndë pranues në botë

Bëhet fjalë për provimin treditësh Gao Kao, që në përkthim do të thotë “provimi i madh”, ndërsa konsiderohet si provimi më i vështirë pranues në botë.

Provimi kryesor pranues Gao Kao për regjistrimin nëpër fakultete në Kinë ka filluar sot në mëngjes, ndërsa marrin pjesë 9.4 milionë maturantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për provimin treditësh Gao Kao, që në përkthim do të thotë “provimi i madh”, ndërsa konsiderohet si provimi më i vështirë pranues në botë.

Provimi maraton njëkohësisht filloi në të gjitha krahinat kineze. Sa i japin rëndësi kinezët këtij provimi më së miri tregon fakti se në qendër të krahinave në të cilat mbahen testet është bllokuar trafiku dhe është pezulluar puna në fabrika me qëllim që studentët e ardhshëm në heshtje dhe pa shqetësim të jashtëm të mund të tregojnë çka dhe sa dinë.

Dhjetëra mijëra policë civil janë në rrugë dhe u ndihmojnë pjesëmarrësve që në kohë të mbërrijnë në provim. Provimi treditor mbahet në dy grupe të lëndëve, ato shoqërore dhe natyrore, varësisht nga zgjedhja e studentit, por të gjithë japin testin e matematikës, gjuhës kineze dhe angleze.

Për të mos u vonuar në provim, pjesëmarrësit tashmë disa vite më herët me prindërit vinin në qendrat e qyteteve dhe përgatitjet e fundit i bënin nëpër tenda.

Shumica e studentëve përmes praktikimit të jogës kaluan orët e fundit në prag të provimit. Vitin e kaluar u ndalua praktika e mëhershme që nxënësit pas përfundimit të testimit të shqyejnë librat dhe t’i hedhin nga dritarja për të larguar stresin.

Edhe një ndryshim i rëndësishëm lidhur me provimin pranues kinez është vendosur vitin e kaluar, ndërsa bëhet fjalë për dënimin me burg në kohëzgjatje prej shtatë vitesh për studentin që kapet duke kopjuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button