Ministrja Sheqerinska paralajmëroi buxhet më të madh për ARM-në

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, sot në Ministri u takua me kryeshefin e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral nënkolonel, Metodija Veliçkoski, në të cilën bashkë është konstatuar se në periudhën në vazhdim do të ketë bashkëpunim dhe angazhim më të mirë, më kualitativ dhe më të suksesshëm, njofton Portalb.mk.

Ministrja Sheqerinska, e ka siguruar gjeneralin Velçkovski se qëndron në disponim dhe se do të ketë bashkëpunim të afërt i cili do të jetë në interes të Armatës  së dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Këtu jam që të kthehemi në rrugën tonë drejtë Aleancës, për të bërë reforma të vërteta, reforma të cilat do të shfrytëzohen për të gjithë. Fuqishëm angazhohem për rritjen e buxhetit të ARM-së dhe përmirësim të profesionalizmit në të. Armata do të jetë vend i ndaluar për të gjithë partitë politike, përfshirë edhe atë prej ku vij unë”, tha ministrja Sheqerinska.

Gjenerali Veliçkovski ka dërguar urata deri te ministrja e re dhe siç tha se pret që të përmirësohen kushtet në Armatë.

“Për herë të parë në Ministri kemi grua ministre, që është sfidë më vete. Gëzohem që Ministria merr një ministër i cili ka ndikim. Armata do të jetë gjithnjë mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes, dhe pres që e njëjta të ndodhë edhe nga pala tjetër. Njëkohësisht, në periudhën që do të vijë do të kemi mundësi për këmbim të ideve të cilat janë në interes për Armatën, ndërkaq me atë edhe për sigurinë e shtetit”, theksoi Veliçkovski.

Ai theksoi se nuk pret që gjendja menjëherë të ndërrohet, por se me anë të bashkëpunimit, do të arrihet suksesi. Në atë kontekst, ministrja Sheqerinska, theksoi se është e nevojshme që përfaqësuesit e ARM-së, t’i kenë pajisjet themelore për punë, si uniformë, çizme dhe tjera. Të njëjtat sipas ministres mund të sigurohen nga kompanitë e brendshme, që do të ndikonte plotësisht në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button