Xhonson nuk sheh arsye të mos realizohet vizita e Trampit në Britaninë e Madhe

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson deklaroi për “Bi-Bi-Si” se nuk sheh arsye të anulohet vizita shtetërore e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp në Mbretërinë e Bashkuar.

Xhonson vlerëson se polemika e Trampit me kryebashkiakun e Londrës, Sadik Han nuk duhet të jetë shkak që të heq dorë nga vizita.

“Ftesa është dërguar dhe zbatuar, nuk shoh arsye të rishqyrtohet”, theksoi Xhonson.

Paraprakisht Han propozoi që të pezullohet vizita e Trampit në Britaninë e Madhe, e planifikuar për në vjeshtë, për shkak kritikave që ai i dërgoi ndaj kryebashkiakut të Londrës.

Pas sulmit të së shtunës në Londër, Tramp në Tuiterin e tij e akuzoi Hanin se nuk i kupton në mënyrë serioze kanosjet serioze.

Rast ishte thirrja e kryebashkiakut për banorët e Londrës që të mos shqetësohen nga prania e përforcuar e policisë pas sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button