Bob Dylan pranon më në fund çmimin Nobel për Letërsinë

Bob Dylan i ka dërguar në letër Akademisë Suedeze të çmimeve Nobel, duke pranuar kështu çmimin e fituar në fund të vitit të shkuar. Lajmin e bëri të ditur institucioni kulturor i Stokolmit, çka do të thotë se artisti amerikan më në fund do të mund të tërheqë vlerën monetare që shoqërohet bashkë me çmimin. Shuma e merituar për çmimin Nobel për letërsinë është 8 milion korona, ekuivalente me 819 mijë euro.

“Fjalimi i pranimit të çmimit është i jashtëzakonshëm dhe siç mund të imagjinohet, elokuent. Tashmë që çmimi u dorëzua, aventura e Bob Dylan mund të quhet e përfunduar”, tha Sara Danius, sekretaria e përherëshme e Akademisë Suedeze.

Kujtojmë se kantautori nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, madje trofeu për Letërsinë iu dorëzua në formë private në një koncert të tijin.

Kurse motivacioni që shoqëroi vendimin surprizë ishte: “Cmimi Nobel për Letërsi për vitin 2016 i jepet Bob Dylanit, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”. 75-vjeccari Dylan, ka nisur karrierën muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button