“Talir” i PSP-së: Edhe darkat luksoze të VMRO-DPMNE-së pjesë e akuzës (DOKUMENT)

Është ngrënë edhe kualitativ edhe shtrenjtë, ndërkaq është paguar me donacionet të cilat Prokuroria Speciale Publike (PSP) i konteston si të tilla, ky përfundim mund të nxirret nga menytë dhe pagesat e faturave të cilat partia VMRO-DPMNE i ka dorëzuar në Gjykatë për lëndën “Talir” në të cilën partia në fjalë dyshohet se ka bërë financim ilegal nëpërmjet donacioneve të dyshimta, njofton Portalb.mk.

Nga burimet gjyqësore, NOVATV, i ka marrë disa nga faturat dhe menytë për shërbime hotelierike të cilat VMRO-DPMNE i ka paguar. Nga llogaritë të cilat janë paguar mund të përfundohet se funksionarët më tepër kanë dëshiruar që të darkojnë në restorantin në Shkup “Vodenica”.

Në pesë vitet e fundit, çdo vit partia e ka festuar ditëlindjen e saj, ku në restorantin në fjalë ka  harxhuar shumë të njëjtë prej 10 mijë eurosh.

Ushqime të llojllojshme ka në menytë të cilat i ka porositur VMRO-DPMNE me çmime të ndryshme. Duke filluar që nga paraushqimet e shtrenjta, deri në sallata dhe ushqim kryesor. Për meny të parë është paguar nga 600 denarë për person, ndërkaq ajo e dyta 1200.

Në restorantin “Vodenica” ka edhe pagesa tjera të darkave me vlerë prej 40.000 deri në 60.000 denarë për disa persona. Këto janë darka private të funksionarëve të partisë. Sipas asaj që kanë treguar dëshmitarët për NOVATV, këto darka shpesh kanë përfunduar edhe pa paguar. Megjithatë, ahengjet të cilat i ka organizuar anëtarësia janë të thjeshta. Për shembull, për një “darkë komitësh” është shkuar në restorantin “Pod Kale”, ku menyja bashkë me pijet, por dhe birra, verëra të lira dhe raki ka kushtuar pre 300 deri në 500 denarë. Shpesh anëtarët e VMRO-DPMNE-së edhe vet kanë paguar për ahengjet. Kështu që për shembull, në restorant “Gradina” është organizuar mbrëmje ku anëtarët vet kanë paguar nga 300 denarë.

“Njëherë u mblodhën, paguajtën, por filluan që të porosisin edhe pije tjera për të cilat duhej plotësisht të paguhet. Njëri nga funksionarët e VMRO-DPMNE-së i cili ishte atje tha se nuk ka kuptim, andaj ata do ta paguajnë pjesën shtesë ai. Asnjëherë s’e kanë paguar”, thotë një i punësuar i cili do që të mbetet anonim.

Në akuzën e Prokurorisë Speciale Publike “Talir” në të cilën hulumtohet financimi i paligjshëm i partisë thuhet se partia është financuar nga të ashtuquajturat “paratë e zeza” të cilat më pas në emër të anëtarëve janë paguar llogaritë. Anëtarët, shpesh bile edhe nuk e kanë ditur se çfarë po ndodh, pasi që një anëtar i lartë i partisë me fletëpagesa të zbrazëta ka marrë nënshkrime nga anëtarësia. Paratë më parë janë legalizuar nëpërmjet shit-blerjes së pronave dhe shërbimeve.

LEXO: Rasti “Talir” i PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button