Ndërpritet komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave

­Komunikacioni vendor i udhëtarëve dhe mallrave nga mëngjesi i sotëm është bllokuar tërësisht për shkak të protestës të personelit të makinistëve Transport sha Shkup. Është lëshuar vetëm treni i shpejtë Beograd­-Shkup­-Selanik.

Protesta, që filloi dje me reduktim të komunikacionit, sipas personelit të makinistëve do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për të cilat dje nuk u arrit marrëveshje me ekipin e menaxherëve.

“Bllokimi do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave tona për rritje të koeficientit të komplikimit të vendeve të punës, pagesë të pjesë së dytë të pagës së prillit dhe garanci me shkrim se deri në fund të qershorit do të paguhet paga e majit. Ligji për pagesë të pagës duhet të respektohet në tërësi si edhe për të gjithë në shtet”, deklaroi për MIA­n Dushko Çakarovski.

Siç paralajmëroi Çakarovski, përfaqësuesit e personelit të makinistëve paradite sërish do të kenë takim me u.d. drejtorin e HM Transport sha Shkup Igor Korunoski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në takimin e djeshëm me Sindikatën e personelit të makinistëve dhe udhëheqësinë e HM Transport sha Shkup ka paralajmëruar se së shpejti do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për zgjidhje të situatës në Hekurudhë, si dhe për zgjidhje të përhershme të gjendjeve në komunikacionin hekurudhor në Maqedoni, njoftoi Ministria resore.

Një pjesë e të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë protestuan edhe para tre muajve, kur me ndërprerje dyjavore të komunikacionit hekurudhor kërkuan pagesë të rregullt të pagave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button