Sulmi në Londër, policia publikon identitetin e 2 prej agresorëve (FOTO)

Policia britanike ka publikuar identitetin e dy nga tre agresorët që ndërmorrën sulmin terrorist mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Britanisë, Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e policisë britanike Scotland Yard njoftohet se dy nga autorët e sulmit janë 27 vjeçari Khuram Shazad Butt dhe 30 vjeçari Rachid Redouane.

Sipas deklaratës, Butt është shtetas britanik i lindur në Pakistan, kurse Redouane ka pohuar të jetë nga Maroku ose Libia.

Policia po ashtu ka njoftuar se Redouane, i lindur në vitin 1986, ka përdorur edhe një identitet tjetër me emrin Rachid Elkhdar.

“Policia dhe shërbimi informativ MI5 kishin njohuri për Khuram Shazad Butt, por nuk kishte ndonjë informacion për planifikim të sulmit dhe se hetimi për të është prioritet në bazë të kësaj.

Ndërkaq, për personin tjetër të cilit iu zbulua identiteti, Rachi Redouane, nuk kishte informacione”, thuhet në deklaratën e policisë, ku theksohet se janë duke vazhduar punimet për konfirmimin e identitetit edhe të agresorit të tretë.

Gjithashtu, policia ka thënë se autoritetet janë duke vazhduar 500 hetime që përfshin tre mijë persona, ndërsa në hetim po ashtu është duke u përdorur një listë prej afërsisht 20 mijë personave të hetuar në të kaluarën.

Pas marrjes përsipër të sulmit nga organizata terroriste DEASH, policia është duke i vazhduar arrestimet në kuadër të hetimeve.

Ndryshe, sulmi ndodhi të shtunën vonë, më 3 qershor, kur sulmuesit me furgon kanë përplasur këmbësorët në urën e Londrës, dhe duke dalur nga furgoni me thika kanë sulmuar njerëzit në tregun Borough, ku policia vrau që të tre sulmuesit.

Përveç tre sulmuesve, jetën e kanë humbur edhe shtatë persona të tjerë, ndërsa 48 janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button