Tetëmbëdhjetë persona të lënduar nga sulmi në Londër ndodhen në gjendje kritike

Tetëmbëdhjetë persona akoma ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 18 të tjerë ndodhen në mjekim spitalor pas sulmit të shtunën në Urën e Londrës, kumtuan autoritetet shëndetësore britanike.

Në sulmin e përgjakshëm janë vrarë shtatë persona, ndërsa 48 janë hospitalizuar, pasi që tre sulmues goditën një fugon në një grup këmbësorësh, e pastaj i kanë sulmuar njerëzit me thikë, transmeton MIA.

“Gjithsej 36 pacientë janë mbajtur në mjekim në pesë spitale të Londrës, ndërsa 18 prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, kumtoi Shërbimi nacional shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button