Të shtëna në Orlando, pesë të vrarë

Në Orlando të SHBA-ve ka pasur të shtëna në të cilat janë vrarë pesë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas “FoxNews”, të shtënat kanë ndodhur në zonën industriale në Forsyth Road në Orange City në afërsi të Universitetit Full Sail.

Disa media kanë raportuar se nga të shtënat janë vrarë pesë persona, duke përfshirë edhe sulmuesit.

Zyra lokale e policisë ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhet një numër i madh i policëve dhe se situata është “e qëndrueshme dhe nën kontroll”.

Policia ka thënë se të shtënat nuk janë të lidhur me terrorizmin.

Sipas të dhënave jozyrtare, thuhet se bëhet fjalë për punonjësin e pakënaqur që ka hapur zjarr brenda kompanisë ku punonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button