Beyonce dhe Jay Z, tur i përbashkët në SHBA

Është zyrtare! Beyonce dhe Jay Z do të realizojnë një tur të përbashkët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të performojnë në 16 stadiume duke nisur nga data 25 qershor.

Turi i bashkëshortëve muzikantë quhet “On The Run” dhe do të nisë me një koncert në Majemi.

Më pas, Beyonce dhe Jay Z do të këndojnë mes të tjerash në Pensilvani, Ohajo, Teksas dhe Luiziana para se ta mbyllin me një koncert madhështor në San Fransisko (5 gusht)./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button