Çfarë nuk do të mund të bëjë PSP prej sot?

Prokuroria Speciale Publike prej sot nuk do të mund të ngre akuza për rastet që i ka marrë nga prokuroritë themelore më 4 dhjetor të vitit 2015, ndërkaq bëhet fjalë për gjithsej 34 lëndë, njofton Portalb.mk.

Kjo del nga ligji për Prokurorinë Speciale me të cilën afati për ngritje të akuzës është i kufizuar në 18 muaj.

Sipas nenit 22 nga ligji për PSP thuhet se “prokurori i cili udhëheq me Prokurorinë (Katica Janeva), mund të ngrit akuza ose të urdhërojë ndalim të procedurës në periudhë jo më gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe të materialeve në kompetenca të saj”.

Më 4 dhjetor të vitit 2015, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorisë Speciale ia ka dorëzuar 31 lëndë nga përgjimet e paligjshme, ndërkaq Janeva dhe ekipi i saj kanë marrë edhe raste nga Prokuroria e Manastirit dhe Kumanova. Më 15 dhjetor të vitit 2015, Janeva tha se PSP është kompetente dhe do të punojë për 34 lëndë, përfshirë edhe rastin “Puç“.

Sipas raportit gjashtëmujor të Janevës, PSP në këto 18 muaj ka hapur hetime për 4 rastet e marra nga prokuroritë themelore në Shkup dhe Manastir dhe nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, edhe atë lëndët “Transportuesi”, “Puç“, “Titanik” dhe “Tortura”.

Përndryshe, më 30 qershor skadon edhe afati për ngritjen e akuzave për rastet që dalin nga bisedat e përgjuara të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që ia ka dorëzuar PSP-së më 30 dhjetor të vitit 2015.

Lëndët që deri më tani i ka hapur Prokuroria Speciale:
LEXO: Rastet “Talir”, “Lëndina” dhe “Trajektorja” – VMRO-DPMNE ka bërë larje parash
LEXO: Rastet “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” – larje parash në Maqedoni
LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: Rastet “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionshe
LEXO: Rasti “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni
LEXO: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut”
LEXO: Rasti “Toplik”, 6 persona të Ministrisë së Transportit e kanë dëmtuar Buxhetin
LEXO: Rasti “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro
LEXO: Rasti “Fortesa” – Jankulloska e dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim
LEXO: Rasti “Tortura” Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuar

LEXO: Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos”
LEXO: Rasti “Transportuesi”
LEXO: Rasti “Titanik” 

PSP ka ngritur tre akuza:
LEXO: PSP publikon dy akuza
LEXO: PSP ngre akuzë ndaj kreut të Manastirit, Vlladimir Taleskit

PSP ka tërhequr një aktakuzë:
LEXO: PSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button