Terrori në Londër, xhihadisti me bluzën e Arsenalit

Policia e Londrës po punon për identifikimin e tre xhihadistëve, të cilët shkaktuan terror në Londër, shkruan Top Channel.

Të tre xhihadistët mbetën të vrarë nga policia, ndërsa njëri prej tyre mbante të veshur një bluzë të Arsenalit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Londër, ku mbetën të vrarë shtatë persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Xhihadistët u futën në një rrugë këmbësorësh, në “London Bridge”, me një furgon të bardhë dhe sulmuan këmbësorët, duke ecur me një shpejtësi rreth 80 km/orë dhe lëvizje në formë “S”.  Më pas, tre xhihadistët dolën në rrugë dhe filluan të godisnin njerëzit me thikë, pranë tregut “Borough”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button