Maqedoni, ja emrat e shqiptarëve që mund të zgjidhen në eshalonin e dytë dhe të tretë

Nesër pritet të fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë, mëson jozyrtarisht Alsat M.

Nga bisedat pritet që partitë shqiptare të kenë katër ose pesë vende të zëvendësministrave: Financa, MPB, Transport dhe lidhje, Arsim dhe Mbrojtje.

Ndarja e funksioneve mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të varet nga numri i zëvendësministrave.

Nëse shqiptarët marrin pesë zëvendësministra, tre do të ishin të BDI-së ndërsa dy të Aleancës. Nëse numri i tyre është katër, atëherë ndarja do të jetë 3-1.
Emrat që tash për tash përfolën për zëvendës në MPB janë Blerim Bexheti dhe Zemri Qamili nga BDI, por edhe Zulfi Adili, nëse numri i zëvendësministrave është pesë.

Për zëvendës në Financa përmendet emri i Ilmi Azirit, nëse Aleanca merr zëvendës në këtë sektor. Si emër më i sigurt për zëvendësministër, jozyrtarisht është emri i ish nënkryetarit të Kuvendit, Rafis Aliti, ndërsa burimet e Alsat M thonë se emri i tij përfolët si zëvendësministër i transportit dhe lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button