Ndeshje basketbolli Shqipëri – Kosovë, veshin fanellën Rama dhe Veliaj (VIDEO)

Parku Olimpik i Tiranës i lojërave me dorë ka hapur sot dyert për herë të parë. Ish-Kompleksi Sportiv Dinamo është transformuar nga një ngrehinë e rrënuar në një park të vërtetë sportiv. Në këtë përurim ka qenë i pranishëm Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një ceremonie të veçantë, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuruan sot Parkun e Ri Olimpik duke zbuluar në mënyrë simbolike tabelën emërtuese të sallës moderne të Lojërave me Dorë “Feti Borova”. Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt për ngritjen e një kompleksi modern, ndërsa garantoi se ambicia do të vijojë edhe më tej për ta transformuar këtë zonë në një hapësirë për të gjithë grupmoshat.

Transformimi i këtij ambienti të ri sportiv në Tiranë ka nisur prej disa muajsh. Tashmë në të ka një sallë moderne të Lojërave me Dorë “Fetih Borova”; po ashtu salla të mundjes e ngritjes së peshave etj. Kjo godinë shumësportëshe ka pritur një pjesë përfaqësie politike nga Shqipëria e Kosova, të cilët kanë zhvilluar një lojë basketbolli.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Rama ka ndarë edhe një moment live nga ndeshja e basketbollit.

ERTV Live?: Hap dyert sot Parku Olimpik i Tiranës – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam

Po kështu, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë disa prej ambienteve të Parkut Olimpik në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button