Maqedoni, bujqit reagojnë: blerësit nuk i respektojnë çmimet e kontraktuara

Një pjesë e blerësve nuk i respektojnë marrëveshjet e lidhura me prodhuesit dhe nuk e respektojnë çmimin e konfirmuar, thonë bujqit.

Sipas kryetarit të asociacionit të bujqve të Maqedonisë, Eftim Shaklev, probleme me marrëveshjet ka në prodhimet e fushës, kopshtarisë, prodhimin e qumështit.

Disa nga përpunuesit madje edhe e anulojnë blerjen e qumështit në tërësi, ndërsa të tjerët ofrojnë çmime më të ulëta.

“Kemi dy probleme, disa nga përpunuesit e anulojnë blerjen, ndërsa disa të tjerë ofrojnë çmim minimal, për qumështin e lopës 14-27 denarë në vend të 20 denarëve, ndërsa për qumështin e dhenve 30 në vend të 40 denarëve. Ka shumë parregullsi”, tha Shaklev.

Bujqit presin bashkëpunim nga ministri dikasterial Lupço Nikollovski, takime në kohë më të shkurtër dhe përkrahje, siç thonë për tejkalimin e problemeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button