Sulmi në Londër, ja si reaguan liderët botërorë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka ngushëlluar popullin britanik, pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Londër, ku të vrarë kanë mbetur shtatë persona.

“Mizoria dhe cinizmi i sulmit në Londër janë të tmerrshme. Dënoj terrorizmin, shpreh ngushëllimet për popullin britanik”, ka shkruar Putin në Twitter.

Pas incidentit të mbrëmshëm 46 persona  janë hospitalizuar. Midis  të plagosurve janë edhe dy francezë dhe dy shtetas australianë.

Ndërkohë, Liderët botërorë kanë dënuar sulmin terrorist në Londër dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për autoritetet britanike.

Presidenti amerikan, Donald Tramp i ka ofruar Britanisë ndihmë.

“Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar Londrën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi me ju. Zoti ju bekoftë”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel duke dënuar aktin e tmerrshëm, i ka ofruar mbështetje Mbretërisë së Bashkuar për të luftuar terrorizmin.

Presidenti I Francës, Emanuel Makro, duke dënuar sulmin bëri me dije se dy shtetas francezë janë mes viktimave. Gjithashtu shprehu mbështetjen për autoritetet britanike.

Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje erdhën edhe nga institucionet e larta të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, tha se është tmerruar nga ngjarjet e fundit në Londrës. Ai tha se është lutur për viktimat dhe familjarët e tyre.

Ndërsa kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, theksoi impenjimin e Unionit në luftën kundër terrorizmit. “Europa është në krah të Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër terrorizmit”, është shprehur ai.

Kurse kreu i Parlamentit Europian, Antonio Tajani tha se këto sulme duhen ndaluar. Presidenti i Rusisë ofroi ngushëllimet e tij për autoritetet britanike dhe familjarët e të prekurve.

Ndërsa sulmin e konsideroi mizori. Ndërkohë, sulmi është dënuar me forcë edhe nga kryeministri Italian, ai kanadez e shumë liderë të tjerë globalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button