Forcat turke vranë 8 terroristë

Të paktën tetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u vranë në operacionin e mbrëmshëm të forcave turke të sigurimit në provincën verilindore të Kars, raporton Anadolu Agency (AA).

Rahmi Dog, guvernator i Kars, tha se operacioni anti-terrorist është kryer në bazë të informacioneve të inteligjencës mbi lëvizjen e grupeve terroriste në periferi të rrethit Kagizman.

“Operacioni udhëhiqet nga xhandarmëria me ndihmën e forcave të ushtrisë turke. Gjatë natës janë vrarë të paktën 8 terroristë ndërsa për një të arratisur vazhdon kërkimi”, tha guvernatori Dogan.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Guvernatorit në Kars thuhet se në operacionet terroriste të këtij viti në këtë rajon u vranë të paktën 35 pjesëtarë të PKK-së.

Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një organizatë që për më shumë se tre dekada ka zhvilluar një fushatë ushtarake kundër Turqisë, por fushata u intensifikua në muajin korrik 2015.

Deri më tani në sulme janë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë pjesëtarët e forcave turke të sigurisë dhe civilët. Nga ana tjetër, janë neutralizuar më shumë se 10.000 terroristë, në mesin e të cilëve 7000 të vrarë dhe më shumë se 3.000 të arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button