Zaev: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore dhe të ketë Listë të re zgjedhore (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha sot para gazetarëve se partia e tij, LSDM do të propozojë ndryshimin e modelit zgjedhor, që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore si dhe të ketë Listë të re zgjedhore.

Sipas tij, kjo është kërkesë e partive më të vogla sepse ky model do tua rritë mundësitë për të fituar deputetë.

“Jemi të vetëdijshëm se mund të humbim disa deputetë, por në interes të demokracisë jemi të gatshëm edhe për një zgjidhje të tillë. Ky propozim do të vendoset për diskutim edhe në takimin e grupeve punuese.” tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button