Vizat amerikane me një kusht të ri, SHBA kërkojnë…

Ishte diskutuar, por tani është fakt. Administrata e presidentit Trump ka miratuar planin i cili do t’u kërkojë të gjithë aplikuesve për viza amerikane më shumë detaje nga rrjetet sociale.

Siҫ shkruan BBC, plani do të jetë lehtësisht i aplikueshëm. Të gjitha zyrat konsullore mund të kërkojnë të dhëna me emrat e aplikuesve për vizë përmes një pyetësori të ri. Po kështu, këto zyra u japin mundësi dhe hapësira të gjitha autoriteteve që janë të interesuara për të mësuar më shumë për kandidatët, duke filluar që nga adresat e email-it, numrat e telefonit, si dhe një informacion biografik për 15 vitet e fundit.

Megjithatë, i gjithë ky informacion mund të ofrohet atëherë kur është i nevojshëm “një verifikim rigoroz për sigurinë kombëtare”, bën me dije Departamenti i Shtetit.

Siҫ raportohet pas këtij miratimi, Departamenti i Shtetit që 0.5% e aplikuesve për vizë të plotësojnë këtë pyetësor.

Nga ana tjetër, skeptikët mendojnë se kjo kërkesë e shtuar e Amerikës mund të çojë në shtrirje të padëshiruar të mbledhjes së informacioneve personale jo të rëndësishme për kontrollet e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button