Test personaliteti, zgjidhni një sy dhe zbuloni diçka për veten

Syri është shumë kompleks, i bukur dhe intrigues. Syri simbolizon qartësi, fokus dhe qëllim. Cili sy ju tërheq më shumë tregon mjaft rreth personalitetit tuaj. Zgjidhni një sy që ju pëlqen më shumë për të mësuar më shumë për veten.

Nëse zgjidhni syrin e parë:
Jeni shumë të hapur. Jeni tip i personit i cili do të mirëpres pothuajse të gjithë në jetën dhe zemrën e tij/saj. Ju mendoni se është më mirë të rrezikoni dhe të lëndoheni sesa të mbylleni në vete. Ju nuk i tregoni botës frikën dhe pasiguritë tuaja. Ju besoni se problemet tuaja duhet t’i zgjidhni vetëm ju. Ju përpiqeni t’i dilni në ndihmë secilit. Ju shëroheni kur ndihmoni të tjerët.
Nëse zgjidhni syrin e dytë:
Jeni shumë të ndërgjegjshëm. Jeni tip që gjithmonë dëshironi të bëni përshtypje të mirë dhe të duhur. Ju besoni se veprimet tuaja bëjnë ndryshime në jetën e të tjerëve. Ju nuk e shfaqni zemërimin dhe mërzinë. Ju shihni shumë padrejtësi dhe dëshironi t’i mbani për vete. Ju jeni të përkushtuar për t’u bërë personi më i mirë i mundshëm, kjo është më se paku që mund të bëni me kohën tuaj.
Nëse zgjidhni syrin e tretë:
Ju jeni të torturuar. Jeni tip që keni kaluar shumë trazira në jetë dhe që sot ndikojnë në të tashmen. Ju mendoni se jeta është një lloj shakaje. Ju provoni të gjeni paqe çdo kund. Ju nuk i paraqitni mendimet tuaja më të zeza. Ju duroni shumë. Perspektiva juaj mund të jetë e habitshme në kohë me diell.
Nëse zgjedhni syrin e katërt:
Ju jeni filozof. Ju jeni tip që dëshironi t’i mendoni gjërat shumë. Ju pëlqeni të arrini në kuptim sa më të thellë të gjërave. Ju shpesh humbni në mendimet tuaja. Ju nuk e shprehi tek të tjerët se sa të pasigurt jeni. Ju e shikoni jetën si një mozaik, keni dëshirë të luani me pjesë të mozaikut dhe t’i bashkoni ato.
Nëse zgjidhni syrin e pestë:
Ju jeni misterioz. Jeni tip që nuk e njihni veten ende. Jeni me shumë kontradikta dhe disponimi juaj ndryshon çdo ditë. Ju nuk e shprehni veten shumë te të tjerët.  Jeni person me pak fjalë dhe me veprime të ngatërruara. Keni dëshirë të mësoni nga njerëzit. Ju thoni vetëm gjërat për të cilat jeni të sigurt.
Nëse zgjidhni syrin e gjashtë:
Ju  jeni shumë të ndjeshëm. Jeni tip që vëreni gjithçka dhe nuk harroni asgjë. Jeni shumë në harmoni me botën. Ju ndjeni thellësisht dhe nganjëherë gjërat më palidhje mund t’ju ndikojnë. Ju lehtë qani dhe qeshni. Ju nuk i tregoni botës sa fragjilë jeni. Jeni shumë të përpiktë.
Nëse zgjidhni syrin e shtatë:
Jeni shumë të zjarrtë. Jeni tip me shumë energji dhe pasion. Nuk ka asgjë që ju përshtatet plotësisht. Ju ose dashuroni ose urreni çdo gjë. Keni një ton të mendimeve dhe merrni vendime shpejt. Jeni shumë energjik dhe kjo shpesh ju shkakton nervoz.
Nëse zgjidhni syrin e tetë:
Jeni mjaft të çuditshëm. Jeni tip i interesave të pazakontë, besimeve dhe praktikave. Ju keni qenë gjithmonë një tip i çuditshëm. Ju nuk kujdeseni shumë për rregullat dhe traditën.  Ju i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj. Ju i tregoni botës shumë gjëra për veten. Ju nuk keni asgjë për të fshehur.
Nëse zgjidhni syrin e nëntë:
Ku jeni intuitiv. Jeni tip që kuptoni shumë mirë të tjerët dhe botën për rreth. Ju mund të tregoni shumë për dikë vetëm nga shprehjet e fytyrës apo toni i zërit. Ju e kuptoni kur jeni të gënjyer nga dikush. Ju i tregoni botës aq çfarë saktësisht dëshironi t’i tregoni. Ju e dini kur jeni të manipuluar dhe dini të manipuloni.

Lajme të ngjashme

Back to top button