Finalja e NBA-së, Warriors-at dominuan në lojën e parë

Golden State Warriors në ndeshjen në hapjen e serisë së finales së NBA Ligës amerikane, kanë mposhtur kampionin aktual Cleveland Cavaliers me rezultat bindës 113:91, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja është zhvilluar në Oakland, ndërsa “wariors”-at ditën të shfrytëzojnë fushën vendase. Deri te triumfi i kryesoi Kevin Durent me 38 pikë dhe Stephen Carry i cili krahas 28 pikëve shënoi edhe 10 asiste.

“Mund të jemi shumë më të mirë se ishim në ndeshjen e parë. Megjithatë, në finale me rëndësi është të arrish deri te fitorja, dhe ne atë e bëmë”, tha Durant pas triumfit të mbrëmshëm.

Tek Cavs sigurisht lojtari më i mirë ishte LeBron James, i cili shënoi 28 pikë dhe 15 kërcime, pas tij Kyrie Irving me 24 pikë. Ndeshja e radhës e serisë së finales luhet më 5 qershor në orën dy të mëngjesit sipas kohës së Evropës së Mesme, sërish në arenën Oracle në Oakland.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button