Putin kritikon fuqishëm politikat amerikane

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kritikoi fuqishëm politikën e jashtme amerikane gjatë dy dekadave të kaluara.

Ai tha se bëhet fjalë për një “shpërdorim të pushtetit”, i cili ka destabilizuar Lindjen e Mesme dhe gjithë rendin ndërkombëtar, transmeton REL.

Duke folur në një sesion me pyetje-përgjigje, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, të moderuar nga gazetarja amerikane, Megyn Kelly, Putin akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje të ashpra dhe sistematike në çështjet ruse për vite të tëra”.

Putin po ashtu tha se SHBA-ja ka promovuar “grushtshtetin antiqeveritar në Ukrainë”.

Po sipas tij, SHBA është përgjegjëse për jostabilitetin në Libi, Egjipt, Irak dhe Siri, ndërsa raportet e Perëndimit se Qeveria siriane ka kryer sulm kimik në muajin prill “kanë qenë provokim, me qëllim diskreditimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad”.

Për NATO-n, Putin tha se është “instrument i politikës së jashtme amerikane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button