Bukuria e flokëve varet nga mënyra se si i trajton ato (jo nga produktet)!

Thonë se flokët janë gjysma e bukurisë së femrës, e si të tilla, kërkojnë kujdesin maksimal. Shpesh, mendojmë se produkte si: shampot e shtrenjta, maskat, kremërat etj, ndikojnë në shëndetin e plotë të flokëve, por ky është thjesht një koncept i gabuar, shkruan Bordo.al. 

Askush nuk ia mohon atributet këtyre faktorëve të jashtëm dhe kurrsesi nuk mund të mendohet të hiqen nga lista e përdorimit. Thjesht, ajo çfarë ndikon më shumë në këtë aspekt, është koha dhe kujdesi që i kushtoni trajtimit të flokut. Kjo lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e jetesës dhe të përditshmen e secilit. Më poshtë, do të listojmë 12 këshilla, për flokë të bukur e plot shkëlqim, rezultatet e të cilave nuk do të zhgënjejnë aspak:

1. Shmangeni sa më shumë tharjen apo stilimin e flokëve, nën temperaturën e lartë të tharëses apo piastrës.
2. Përdorni çarçaf/këllëf jastiku prej mëndafshi.
3. Kujdesuni të laheni sa më shpesh brenda javës.
4. Mos harroni kurrë të përdorni maskën e flokëve, sidomos pas dushit!
5. Qendrojini besnike një produkti të caktuar (të njejtës shampo, përshembull).
6. Hani shëndetshëm, duke u bazuar në një dietë të pasur me përmbajtje hekuri, zinku, omega-3 dhe proteinash.
7. Merrni vitamina apostafat për rritjen e flokëve.
8. Mos qendroni shumë gjatë në diell.
9. Krihini flokët fillimisht nga mesi e poshtë, për evitimin e fundeve të ngatërruara.
10. Mos e lani kokën me ujë shumë të nxehtë. Temperatura mesatare është ajo e duhura.
11. Duhet të dini kur dhe sa produkte të përdorni, duke ruajtur një konstante të caktuar.
12. Pritini flokët çdo 6 apo 8 javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button