Juventusi lehtë kryen detyrën

Juventusi nuk e ka falur as Sassuolon duke e mposhtur me rezultat 3:1. Skuadra e Antonio Conte me këtë fitore i ka humbur Romës pothuajse të gjitha gjasat për titull.

Ishin vendasit të parët që shënuan në këtë ndeshje kur Zaza në minutën e 9 shënoi për 1:0. Tevez barazoi në minutën e 35 për 1:1.

Në pjesën e dytë Juve arriti të heqë dilemat e fituesit duke shënuar 2 gola. Marchisio në minutën e 58 kaloi Juven për herë të parë në epërsi. Llorente në minutën e 76 shënoi për 3:1.

Me këtë fitore Juventusi arrin në shifrën e 93 pikëve të tubuara, ndërsa është më afër se kurrë për të arritur rekordin e 100 pikëve në Serie A.

Lajme të ngjashme

Back to top button