Suarez lojtar i vitit në Premier Ligë

Dy javë para se të mbyllet sezoni i sivjetmë, Premier Liga ka mësuar emrat e më të mirë për këtë kampionat. Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez është shpallur Lojtar i vitit në Premier Ligën e Anglisë.

Reprezentuesi uruguaian ka shënuar 30 gola në ligë gjatë këtij sezoni për të prirë Liverpoolit në garën për titullin e Premier Ligës. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, Suarez ka shanse që të barazojë apo të thyejë rekorin e Cristiano Ronaldos dhe Alan Shearerit të cilët kanë shënuar 31 gola në 38 ndeshje të një sezoni.

Përveç se prinë me gola në Premier Ligë, ish-lojtari i Ajaxit ka edhe 12 asistime. Ai është lojtari i dytë i Liverpoolit që fiton çmimin Lojtari i vitit. Në anën tjetër Eden Hazard i Chelseat ka fituar çmimin Lojtari më i mirë i ri i vitit.

Lajme të ngjashme

Back to top button