Guardiola: Do të kërkojmë përmbysjen, Ribery të jetë arrogant ndaj Realit

Të gjithë në Mynih besojnë te përmbysja e rezultatit, kështu e nis konfernecën për shtyp trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola.

Kampionët e Europës e vijojnë misionin për të shkuar në finalen e Lisbonës pas disfatës 1-0 që pësuan në “Santiago Bernabeu” nga Real Madridi.

“Nuk jemi në finale, jemi në disavantazh 1-0 por do të provojmë. Kam lexuar këtë javë se në Madrid që tani janë në finale, jo vetëm që janë në finale, madje jo vetëm që janë në finale por dhe e kanë fituar, prej asaj që kam lexuar se shkruhet në Madrid.Ne nuk jemi në këtë situatë. T’i shënosh 2 apo 3 gola Realit nuk është një mision i lehtë por ne do ta provojmë me të gjitha focat”.

Guardiola, ka kërkuar nga francezi Franck Ribery që të bëjë paraqitje ‘arrogante’ kundër Real Madridit të martën mbrëma.

“Franck Ribery është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ne. Ai është duke luajtur te Bayerni më gjatë sesa jam unë këtu”.

“Jam i kënaqur nëse ai luan mirë, me energji dhe motivim. Nganjëherë i nevojitet arroganca dhe jam i sigurt se do të luajë shumë mirë nesër (e martë)”.

Trajneri bavarez nuk harron të vlerësojë dhe potencialin sulmues të Real Madrdit.

“Edhe nëse përdorim të gjithë mbrojtësat më të shpejtë, nuk mund të frenohet shpejtësia që ka Reali përpara. Mënyra e vetme është t’i presësh në kufijtë e zonës”.

“Nëse luajmë në kundërsulm? Edhe ky është një ndër opsionet që kemi marrë në vlerësim dhe jemi prëgatitur. Ata ndihen që tani në finale, por ne do të bëjmë gjithsçka për t’ju prishur festën”, tha tekniku i Bayernit, Pep Guardiola./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button