Tetovë, ndërroi jetë e plagosura 20 vjeçarja nga Jazhinca (FOTO)

Një vajzë e moshës 20 vjeçare R. D nga Jazhinca është plagosur në Tetovë rreth orës 16 sot afër tregut Tetovës në parkingun e supermarketit VERO. Rastin për Portalb e kanë konfirmuar nga policia e Tetovës. 

20 vjeçarja është plagosur me armë zjari në pjesën e kraharorit ku ka marrë lëndime të rënda ndërkohë që më pas është dërguar në klinikën universitare në Shkup ku ka ndërruar jetë.

Policia deklaroi se për arsye ende të panjohura, i dashuri i saj S.H (26) nga fshati Xhepçisht ka qëlluar me plumb ndaj saj. Ai më pas ka ikur për në Shkup ku ka tentuar të kryejë vetvrasje. Jozyrtarisht, në xhepin e tij është gjetur një letër lamtumire.

Lajme të ngjashme

Back to top button