Vetëvendosje: Nuk mund të ketë fillim të ri me përfaqësuesit e ‘Prontos’

Zyrtarë të Vetëvendosjes, në ditën e dytë të fushatës ka qëndruar në Pejë dhe atje kanë zhvilluar tubim me qytetarë të kësaj komune.

I nominuari për kryeministër Albin Kurti, tha se bashku me qytetarët, po ecin drejt 11 qershorit, ku Kosovën e pret ndryshimi i madh me fitoren e VV së.

“Qytetarët e Pejës dhe Kosovës janë njerëz të mirë që nuk i kanë merituar këto qeverisje të këqija. Qytetarët kanë nevojë për një Qeveri e cila nuk i sundon por i shërben. Për një qeveri e cila nuk i vjedh, por u del zot. Për një qeveri të Lëvizjes për një qeveri të VV së. Për çdo ditë e kemi parë diktaturën prej lartë. Më 11 qershor duhet ta shohim demokracinë prej poshtë. Me VV-në në qeverisje nuk ka më as korrupsion e as krim. Por ka demokraci, siguri, zhvillim e punësim mirëqenie e begati. Mos u besoni këtyre politikanëve që e duan më shumë vetveten se sa Kosovën. Besoni vetes vendosni vet, votojeni VV dhe nr 35, nr e ardhmërisë”, tha ai, transmeton kp.

Në këtë tubim ishte edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili u tha qytetarëve të mos i zgjedhin ata të cilët e kanë sjellë vendin në një gjendje të rëndë.

Ai tha se në Vetëvendosje nuk bëhen ndasi rajonesh, dhe se si e tillë kjo lëvizje do të jetë edhe e fshatit edhe e qytetit.

“VV është edhe e fshatit dhe qytetit. Disa parti e quajnë veten të Dukagjinit e Drenicës. VV është e të gjithëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti mori shembull qeverisjen e tij në Prishtinë, duke thënë se vetëm në kryeqytet mund të flitet për një fillim të ri, ndërsa tha se ‘përfaqësuesit e klanit Pronto janë të njëjtë’ dhe nuk mund të sjellin një fillim të ri.

“Çfarë fillimi i ri me dajtë e njëjtë. Çfarë fillimi i ri me përfaqësuesit e njëjtë të klanit Pronto. Fillim i ri është Prishtina. Këta hajna e këta kriminel?”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se zgjidhja është e qartë dhe se VV është e vetmja që do ta sjellë mirëqenien sociale dhe do ta luftojë korrupsionin.

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes dhe kandidati për deputet, Dukagjin Gorani, gjatë tubimit elektoral në Pejë tha se janë mbledhur sot për tre qëllime.

“Janë 3 qëllime që na mbledhin sot këtu: Të kemi shoqëri të drejtë, ti hapim rrugë zhvillimit dhe të krijojmë një atdhe të sigurtë”, tha në fillim të fjalës së tij, Dukagjin Gorani.

 

Gorani tha se për vite të tëra zgjodhëm pushtete që nuk i merituam dhe se gjithë këto vite nuk pamë shtet, por pamë pushtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button