Kosovë, subjektet politike miratojnë Kodin e mirësjelljes

Subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, në Kosovë, miratuan deklaratën për Kodin e mirësjelljes, shkruan REL.

Grupi Ballkanik për Politik ishte iniciues i miratimit të Kodit të mirësjelljes.

Miratimi i deklaratës u bë në prani të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka përfaqësuesve të misionit të BE-së, të Ambasadës së Zvicrës, Norvegjisë, SHBA-së dhe Gjermanisë.

Me miratimin e deklaratës në lidhje me Kodin e mirësjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, subjektet angazhohen për një fushatë fer, dinjitoze, në kuadër të normave demokratike pa përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe duke respektuar njëri tjetrin.

“Subjektet shprehin besimin e plotë se procesi zgjedhor do të jetë i ndershëm dhe demokratik”.

“Subjektet ftojnë të gjithë anëtarët, kandidatët e tyre, partnerët e koalicionet që t’ju përmbahen këtyre parimeve”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button