Carovska e mori funksionin ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Milla Carovska e mori funksionin ministre e Punës dhe Politikës Sociale nga ministri i deritanishëm Ibrahim Ibrahimi.

Në takimin pas pranim-dorëzimit të funksionit Carovska dhe Ibrahimi kanë biseduar për gjendjet aktuale në Ministri.

Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Carovska në ditën e parë të punës ka pasur takime me të punësuarit me qëllim të njoftimit me punët vijuese në Ministri.

Në kolegjiumin me udhëheqësit dhe këshilltarët shtetëror Carovska ka theksuar se si ministre e Punës dhe Politikës Sociale parimi themelor sipas të cilit do të udhëhiqet në ushtrimin e funksionit do të jetë profesionalizmi, motivimi dhe përvoja, me qëllim të vetëm që MPPS-ja të jetë servis i qytetarëve.

“Besoj se qëllim të përbashkët kemi që të punojmë jashtëzakonisht në interes të qytetarëve dhe për këtë arsye potencoj se do të përqendrohemi në bashkëpunim transparent dhe aktiv duke i lënë anash ndarjet e bazuara në përcaktim politik, fetar ose çfarëdolloj ndarje personale. Nga ora 8:30 deri në orën 16:30 të gjithë ne jemi administratë në shërbim të qytetarëve”, ka theksuar ministrja Carovska.

Në të ardhmen, ka theksuar, misioni ynë është që ta përforcojmë dialogun dhe mbështetjen në sferën e politikës sociale në shtet, ta intensifikojmë luftën kundër varfërisë dhe dallimeve sociale dhe ra reformojmë dhe sendërtojmë sistemin e mbrojtjes sociale, me qëllim që të jetë servis i drejtë dhe i qëndrueshëm për të gjithë qytetarët. Shpresoj se do të jemi të gjithë në nivel të besimit që na kanë dhënë qytetarët në përmbushjen e obligimeve tona”, ka thënë ministrja Carovska para kolegjiumit dhe të punësuarve.

Ministrja Carovska, qëndron në kumtesë, pret që në periudhën që vjen atmosferë e bashkëpunimit intensiv dhe garë pozitive në përmbushjen e qëllimeve dhe detyrave të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button