Mirosllav Lajçak zgjedhet kryetar i Asamblesë parlamentare të KB-së

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak është zgjedhur kryetar i Asamblesë parlamentare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa këtë detyrë duhet ta ndërmarrë në seancën e 72-të të këtij trupi ndërkombëtar, i cili do të fillojë në shtator.

Në Asamble, e cila ka 193 vende-anëtare dhe e cila e kontrollon buxhetin e KB-së, ka jehuar një duartrokitje kur kryetari aktual Piter Tomson kumtoi se Lajçak është zgjedhur kryetari i ri.

Lajçak theksoi se gjatë kryesimit njëvjeçar do të fokusohet në synimet që të arrihet paqe dhe jetë dinjitoze për të gjithë njerëzit, parandalim i përleshjeve, ndërmjetësim, luftë kundër varfërisë, çështje migruese dhe të drejta të njeriut.

Ai shtoi se edhe është koha që të reformohet Këshilli i sigurisë së KB-së dhe ai personalisht do të angazhohet për këtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button