Si duket vetura më e shtrenjtë në botë (Foto)
Duke pasur parasysh se në botë nuk do të ekzistojë edhe një Sweptail tjetër, dhe duke marrë parasysh përmbajtjet shtesë me të cilat ky model ia kalon automobilave tjerë të zakonshëm Rolls-Royce, shuma prej 10 milionë funta (rreth 11,5 milionë euro), e cila përmendet në faqet e automobilave mund të jetë e saktë.
Si bazë për këtë automobil të vetëm ka qenë Rolls-Royce Phantom Coupe, ndërsa dizajni është inspiruar nga modelet e huaja të këtij prodhuesi. Brendësia është ndryshuar dukshëm në krahasim me Phantom Coupe e rregullt, ndërsa në mesin e materialit të shtrenjtë që janë përdorur në kabinë përmenden detajet nga lëkura dhe druri më kualitativ.
Rolls-Royce njoftoi se me një klient anonim janë dakorduar rreth detajeve të ndërtimit të veturës, por jo edhe rreth çmimit.