Miranda Kerr dhe Evan Spiegel martohen

Modelja e famshme Miranda Kerr, ish-bashkëshorte e Orlando Bloom, ka lidhur kurorë me themeluesin e Snapchat, miliarderin Evan Spiegel.

Ceremonia u zhvillua në shtëpinë e çiftit, në Los Angeles. Ajo ishte private, por informacioni i rrjedhur në media tregon se dasma ka qenë luksoze dhe me shumë klas, shkruan Bordo.al. 

Revista “People” thotë se në ceremoninë e shkëmbimit të unazave dhe në pritjen që e pasoi, ishin ftuar vetëm 40 vetë. Miranda dhe Evan nisën të takoheshin në 2014-ën dhe u fejuan korrikun e dy viteve më vonë.

“Partneri im është mjaft tradicional”, pati deklaruar ajo dhe nuk u nxitua për të konsumuar lidhjen në aspektin intim. Bukuroshja australiane është nënë e gjashtë vjeçarit Flynn, djali i lindur nga martesa e saj me Bloom.

34 vjeçarja e ka pranuar publikisht se propozimi i Evan për martesë, vitin e kaluar, kishte qenë një surprizë e vërtetë për të.

Zbuloni në galerinë e fotove Miranda Kerr në të gjitha ngjyrat e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button