MPB e ka zgjeruar hetimin për ngjarjet në Kuvend

Sektori për punë të brendshme Shkup,  lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur më 27-prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar katër Njoftime, të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e kallëzimeve penale dhe raportimin me veprimet shtesë për persona, të cilët më parë janë kallëzuar penalisht.

“Bëhet fjalë për personat A.Z. (63) A.S. (39) V.C. (33) dhe V.T. (40), të gjithë nga Shkupi. Në bisedë informative është thirrur personi P.D. (42) nga Shkup, i cili pas bisedës së kryer është liruar, kumtoi MPB.

SPB Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup edhe më tej ka ndërmarrë masa dhe aktivitetet në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvend dhe sigurimin e personave tjerë të kallëzuar penalisht, si dhe në identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë pjesëmarrës në ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button