Lushnje, digjet makina e kreut të policisë së burgut (FOTO)

Makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës është djegur gjatë natës mes së hënës dhe së martës në Lushnje, shkruan Top Channel.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave makina e oficerit Besnik Kaptelli është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në lagjen “S. Libohova”.

Ende nuk dien shkaqet e zjarrit, por për zbardhjen e rrethanave është ngritur një grup hetimor. Kaptelli ka mbajtur postin e drejtuesit në disa institucione të shlyerjes së dënimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button