Ramazan, rëndësia e gjumit nga aspekti kuranor dhe shkencor

Allahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë: “Nga argumentet e Tij është edhe gjumi i juaj natën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon”.

“Allahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. Allahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë”.

Shumica e njerëzve mendojnë se gjumi është pjesa më pasive e kohës. Mirëpo, shkencëtarët të cilët hulumtojnë procesin e gjumit pohojnë se ky është periudhë e proceseve aktive dhe tejet të dobishëm për organizëm. Për më tepër, ata theksojnë se gjumi është një element shumëfish i rëndësishëm për jetën e përditshme, në çështjen e akumulimit të energjisë, rregullimit të disponimit aktivitetit dhe peshës trupore, për mendim, meditim, përcaktime, komunikim, etj.

Çfarë ndodhë në trupin tonë dhe në sistemin nervor, natën përderisa flemë?

Në realitet, trupi ynë dhe truri kalojnë nëpër cikluse gjatë gjumit, në faza të renditura të cilat përsëriten disa herë gjatë natës. Le të vërejmë përmbajtjen e fazave.

Stadiumi i parë : Frekuenca e zemrës zvogëlohet dhe është stabile. Frymëmarrja është sipërfaqësore dhe e rregullt. Ky stadium zgjatë 10 sekonda deri në dhjetë minuta dhe mund të përcillet me shndritje imagjinuese afatshkurtër, të quajtura “halucinacione përgjumësie”. Kur muskujt e trupit relaksohen është e mundur të keshë ndjenjën e rënies të cilën e shkakton dridhjet dhe zgjimi.

Stadiumi i dytë: Sipas hulumtimeve të bëra është ardhur deri te konkludimi që ky stadium i cili zgjat 10-20 minuta, paraqet fillimin e gjumit të vërtet. Kjo është kohë kur trupi qetësohet, tonusi i muskujve dhe dërgimi i impulseve nervore prej trurit në muskuj është i reduktuar, si hyrje në gjumë.

Stadiumi i tretë dhe i katërt: 30-40 minuta pas mbylljes së syve kalojmë nëpër dy stadiume të gjumit të thellë. Truri fillon të emitojë valë delta, të ngadalësuara. Në stadiumin e katërt relaksimi i muskujve është i tërësishëm, tensioni i gjakut bie, frymëmarrja ngadalësohet. Rrjedhja e gjakut nëpër tru është minimale. Më së rëndi është me u zgjua në këtë pjesë të ciklusit. Personat që zgjohen në këtë stadium ndihen të pa aftë dhe të dezorientuar.

Autor: Dr.Ali Iljazi

Burimi: http://strugaekspres.com/ja-rendesia-e-gjumit-nga-aspekti-kuranor-dhe-shkencor/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button