Maqedoni, shtenjtohen benzina dhe nafta

Benzina prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për një denar, ndërsa dizeli dhe vaji ektra i lehtë për amvisëri për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 paraqet 64 denarë, ndërsa 66 denarë do të paguhet për litër të EUROSUPER BS-98. Një litër EURODISEL (D-E V) do të kushtojë 50,50 denarë, prëderisa çmimi i ri i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) paraqet 39 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,130 denarë për kilogram dhe do tpë paraqesë 26,382 denarë.

Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, në pajtim me Metodologjonë për formim të çmimeve, rriten mesatarisht përm 2,91 për qind.

KRRE e konstatoi çmimin e ri të benzinës në bazë të lëvizjeve të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botërore në 14 ditët e fundit dhe kursit të dollarit në raport me denarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button