G-7 do t’u ndihmojë vendeve të varfëra me qëllim që të parandalohet migrimi

Liderët e vendeve të G-7-shit u dakorduan që t’u ndihmojnë vendeve nga të cilat arrijnë migrantë, ceket në kumtesën e përbashkët, e cila do të publikohet nesër pas përfundimit të takimit të kreut të shtatë vendeve më të zhvilluara.

“Nevojitet të përpunohet plan për zgjidhjen e situatës së jashtëzakonshme, por edhe strategji për menaxhim me migrimin në plan afatgjatë. U dakorduam t’u ndihmojmë vendeve të krijojnë kushte për çrrënjosje të shkaqeve për migrim masiv prej tyre”, ceket në propozim-dokumentin, transmeton MIA.

Në tekst konstatohet se është e domosdoshme të respektohen të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, por me atë rast shtetet sovrane të kenë të drejtë t’i kontrollojnë kufijt e vet dhe të vendosin kufizime për pritje të migrantëve, sepse “ai është kushti kryesor për sigurinë e tyre nacionale dhe prosperitetin ekonomik”.

Takimi i kreut të G-7-shit filloi sot në qytetin italian Taormina në ishullin e Sicilisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button