Koçan merret në pyetje në PSP për rastin “Trust” (VIDEO)

Biznesmeni Sead Koçan, sot në mëngjes është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), njofton NOVATV. Bashkë me avokatin Nikolla Dodoevski, i dyshuari i rastit “Trust”, për herë të parë është paraqitur në PSP. Pas daljes nga Prokuroria në pyetjen se ku ka qenë “në udhëtim zyrtar”, Koçan nuk është përgjigjur. Pyetjes së njëjtë nuk iu ka përgjigjur as avokati i tij Dodevski, transmeton Portalb.mk.

Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga Specialja, në të cilin kompania e tij Transmet dhe kompanitë “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato” ngarkohen se me dokumentacion të falsifikuar kanë fituar tender nga ELEM-i me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 17 milion euro. Kërkesën për paraburgim Specialja e mbështet me faktin se kompania Transmet akoma merr tender shtetërore dhe se i dyshuari mund ta përsërisë veprën.

LEXO: PSP nuk e përfill garancinë milionëshe të biznesmenit Koçan, kërkon paraburgim

LEXO: “Trust”, PSP-ja dyshon në sëmundjen e Koçanit

LEXO: Rasti “Trust”, nuk ka paraburgim për Sead Koçanin

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button