Sead Koçanit i janë konfiskuar tokë, hapësira pune, banesa dhe shtëpi

Shteti tanimë i ka konfiskuar pronën biznesmenit Sead Koçan i cili është në burg për shkak të përfitimit të tenderit në mënyrë të paligjshme nga ane e “Elektranat e Maqedonisë”. Në vend të kompanisë së tij “Transmet”, te 26 pasuri të patundshme Kadastra si pronar të ri e ka regjistruar shtetin, gjegjësisht Agjencia për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara. Janë konfiskuar hapësira pune, shtëpi dhe banesa, por edhe toka, njofton Portalb.mk.

Nga Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar thonë se mbeten vetëm edhe 24 automjete. Se kush do t’i marrë, do të vendos drejtuesi i falimentimit në “Transmet” pasi që të njëjtat janë të vendosura në hipotekë nëpër banka. Mëdyshja është se kush do të ketë përparësi për konfiskim, shteti ose bankat që gjithashtu kanë kërkesa nga Seat Koçan, për mospagim të kredive.

“Prona e konfiskuar do të shkojë në shitje. Por, përpara çdo shitje duhet që të dihet vlera, ndërkaq vlerësimin e bën Byroja për Ekspertiza Gjyqësore. Gjykata na ka dhënë vlerësim të pronës, por ajo ka afat prej gjashtë muajve”, thonë për TV24 nga Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar.

Sipas vendimit të plotfuqishëm gjyqësor Koçanit duhet t’i konfiskohet prona me vlerë rreth 17 milionë euro, aq sa ai ka bërë dëm ndaj buxhetit, kur Konsorciumi i Transmet dhe Sileks Nemetali e kanë fituar tenderin për gërryerje të qymyrit në TEC Manastir. Pas shitjes së pronës, paratë duhet që të kthehen në buxhetin shtetëror.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button