RMV, dy prokurorët i mohojnë akuzat në lidhje me konfiskimin e pasurisë në mënyrë të kundërligjshme në rastin “Trust”
Dy prokurorët, Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski, janë përmendur së fundmi në media në lidhje me dyshimet për rastin “Trust” në lidhje me konfiskimin e pasurisë së të akuzuarit, transmeton Portalb.mk.
“Gjithë pretendimet në kallëzimin penal të Avokatit të Shtetit, në raport me konfiskimin e pasurisë në lëndën “Trust”, plotësisht i vlerësojmë si të pavërteta”, deklarojnë nga një letër të përbashkët Ajro dhe Bubevski.
Ata vlerësojnë që në këtë lëndë, si prokurori publik, i kanë marrë të gjitha masat për të cilat janë kompetent.
“Si prokuror publik, jemi të bindur se pretendimet në kallëzimin penal nga Avokati i Shtetit do të rezultojë në konstatimin e fakteve relative që do të konfirmojë qasjen tonë në përputhje me ligjin”, thuhet ndër të tjera në letër.
Publikimi i rastit në media, sipas tyre, është një presion i pabazë. Ata theksuan që nuk është kërkuar qëndrim nga ata, si palë, para se artikulli të publikohet në media.
“Qëndrojmë të hapur dhe transparent për media që publiku të mund të marrë informacionin e saktë”, deklarojnë dy prokurorët.