‘Gaxha Bar’ së shpejti…

Këngëtari i njohur nga Shkupi, Adrian Gaxha duket se nuk po mjaftohet vetëm me të ardhurat nga muzika. Ai ka vendosur të ndjekë shembullin e disa kolegëve të tij dhe të fillojë një biznes personal.

Këngëtari në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Instagram” ka postuar një fotografi të lokalit ku ai po mendon të hap barin e tij. Bari ndodhet në çarshinë e vjetër të qytetit të Shkupit, dhe ai do të mbajë emrin “Gaxha Bar”.

”’Gaxha Bar” very soon #qarshiaevjeter #shkup”, ka shkruar këngëtari përbri kësaj fotoje në “Instagram”, ndërsa ky mbishkrim nuk ka kaluar pa u pëlqyer nga dhjetëra fansa të këngëtarit që i uronin suksese në punën e re. Kujtojmë se të njëjtën gjë e ka bërë javë më parë edhe reperi kosovar, Genc Prelvukaj, i cili ka rihap barin e tij në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button