Linjë telefonike falas për paraqitjen e shkeljeve të së drejtës të votës

Në zyrën e Avokatit të Popullit të nesër, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrethit të dytë nga zgjedhjet presidenciale, prej orës 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës.

Avokati i Popullit kumtoi se do të hapen të gjitha shtatë zyrat, në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip me qëllim që t’u ndihmojë në realizmin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Personalisht në zyrat dhe linjat falas qytetarët do të munden për mbrojtjen e të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat e telefonit: Tetovë 044/344-082, Strumicë 034/329-996, Kërçovë 045/228-586, Manastir 047/242-310, Shtip 032/389-701 dhe Kumanovë 031/431-488.

Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve i mbron me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera, të cilat janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara. E drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e drejtë e barbarëtë, universale dhe e drejtpërdrejtë  dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe askush nuk duhet të ftohet në përgjegjësi për shkak realizimit të kësaj të drejte, për këtë shkak jorastësisht shkelja e lirisë dhe përcaktimit të votuesve si dhe shkelje të tjera të së drejtës së votës me vepra ndëshkuese, kumtoi Zyra e Avokatit të Popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button