Ronaldo titullar ndaj Osasunës

Cristiano Ronaldo të jetë gati t’i ndihmojë Real Madrditi nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Osasunas. Por, Carlo Ancelotti ende nuk e dinë nëse do të mund të llogaritë edhe në shërbimet e Karim Benzemas, Pepes dhe Gareth Bales.

“Cristiano luajti mirë ndaj Bayernit dhe tani ka nevojë të aktivizohet, kështu që ndaj Osasunas do të jetë titullar. Kemi dyshime për Benzema dhe për Pepen, ndërsa për Bale nuk kam vendosur akoma. Khedira është gati të luajë, por nuk jam në gjendje të them se kur“, ka deklaruar strategu italian në konferencë për media.

“Ndaj Osasunas do të ketë disa ndryshime, jo të mëdha sepse kjo është një ndeshje e rëndësishme. Jemi ende në luftë për titullin dhe objektivi është të fitojmë çdo takim të mbetur. Nuk do ta kemi të lehtë sepse kemi shpenzuar shumë energji me Bayernin”, theksoi Ancelotti.

Lajme të ngjashme

Back to top button